Manifestimi kulturorë, karnevali “Koret 2023”, pas disa ditëve aktivitete, përfundoi sonte, me dijegien e shtrigës në qëndër të Tuzit.
Një numer i madh njerzish kishin përmbush parkun e Tuzit, për të percjellur programin larmishëm të këtij manifestimi kulturor në Malësi.
Këtë vit morën pjesë 10 ekipa:
1.TUZI -PARASHUTISTAT
2.TRIJESHI GIRLS – WENDSDAY
3. HYJNESHAT E TUZIT
4. TE SHEMTUARIT- RINIA E MALSIS
5. SHKODRA-tmarrsha te keqen karneval
6. BUDVA – OSE JE, OSE S’JE
7. TUZI -AVATAR
8. Tirana – KEMBEGJATAT
9. TIVAT- MBRETNESHA E ILIRVE TEUTA DHE LUFTARET
10. VULAJ – HOKEJ
Ndërkaq, të pranishmit e shumtë i argëtoi këngëtari i njohur nga Kosova, Sabri Fejzullahu, këngët e të cilit pëlqehen shumë.
Fejzullahu, theksoi se edhe pse është në moshën 77 vjeçare është i kënaqur se në këtë kohë i është dhënë mundësia për të argëtuar sado pak publikun malësor.
Në fund, organizatorët djegën shtrigën e emertuar shtringa pa krye. E gjykuan për të gjitha të këqiat e bëra, dhe në fund e djegen.
Malesia.org