Bujqit nga Malësia, të cilët kanë pësuar dame nga breshëri, do të fitojnë nga Qeveria e MZ, 500.000,00 € ndersa 300.000,00 € nga komuna e Tuzit.
Siç deklaron kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, me kërkesën e Forumit Shqiptar, sot Qeveria solli Vendimin për bujqit e Malësisë, të cilët u prekën nga dëmet e breshërit.
“Ndihma nga Qeveria është me vlerë prej 500.000,00 € ndërsa nga buxheti i Komunës së Tuzit do të ndahën 300.000,00 €, pra total 800.000,00 €.
Këto e shumë aktivitete që kemi ndërmarr gjatë këtyre katër viteve,më se miri e dëshmojnë përkushtimin tonë për Bujqit në komunên e Tuzit.
Në të adhmën edhe më fuqishëm do të vazhdojmë mbështetjen për qytetarët tonë në çdo fushë”, deklaroi Gjeloshaj.
Malesia.Org
