“Liria Ka Emër” sot ne zemër të lirisë në Washington, DC


Sot, më 3 prill, mbas dy vjet paraburgim ne Hagë filloi gjyqi i padrejtë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. 

Dje në përkrahje të krerëve të UÇK-së, në Prishtinë u zhvillua marshim solidarizues i mijëra qytetarëve, ndërkaq sot po zhvillohet protestë edhe në Hagë.


Në përkrahje të UÇK-së, në një formë ndryshe, po protestohet edhe në Washington DC. 

Një kamion sot në Washington është duke lëvizur nga Shtëpia e Bardh, zyrat e Kongresit dhe Senatit amerikan, përpara Ambasadave të Unionit Evropian si dhe të Serbisë etj. Kamioni bartë mesazhe që thërrasin për lirinë e krerëve të UÇK-së dhe dënimin e Qeverisë së Serbisë e kriminelëve serb të luftës për vrasjen e mbi 10,000 civilë shqiptar dhe mbi 1,160 të zhdukur gjatë agresionit serb në Kosovë.

“Nga pamundësia për t’u bashkëngjit protestave me bashkatdhetarët tonë pranë Gjyqit të Hagës, menduam si s’ka ku më mirë se në rrugët e simbolit të lirisë në botë, këtu në Washington, D.C. të shfaqim pakënaqësinë tonë”, për portalin Malesia.org, u shprehën organizatorët e kësaj levizje. 

Ata shtojnë se, “jemi të befasuar, kur Hashim Thaçi ishte Kryeministër dhe vinte në vizita ne Sh.B.A., të gjithë, edhe kundërshtaret, dolën dhe e priten, priten dhe drekuan, por që nga arrestimi i tij me shok, ata qe e “deshtën” tash po heshtin”.

/MALESIA.ORG/