Humbja e presidentit Gjukanoviq ne zgjedhjet presidenciale per disa mund te kete qene befasuese, por per njohesit e politikes ne Mal te Zi ishte e pritshme. Mbi te gjitha ishte me se e nevojshme. Ndonese ky proces demokratik, ne nje shtet deri dje autokratik, duket i jashtezakonshem, abnormal, bile per disa i papranuesuem. Kjo flet shume per sistemin qe mbizoteroi deri dje: shteti identifikohej me nje individ, me nje parti. Keshtu qe renia e tij deri ne gushtin e 2020 propagandohej si renia e shtetit. Natyrisht, narrative klasike totalitare dhe autoritare – jo me kot qeveria e atehershme e z. Gjukanoviq klasifikohej hibride, pjeserisht e lire.
Por ndryshimet kane filluar qe dy vjete. Prandaj nuk e kuptoj paniken mbi zgjedhjet ne Mal te Zi, sidomos brengosjen per shqiptaret. Shqiptaret ne Mal te Zi nuk kane qene ne pozite me te mire se kurre; kryeministri eshte shqiptar, dy ministra jane po ashtu shqiptare; tre komunat tona drejtohen nga vendasit. Institucione te rendesishme drejtohen praktikisht nga shqiptaret e Malit te Zi.
Perse i gjithe ky panik? Nuk e kuptoj, per me teper si shtet qe eshte pjese e NATO-s… Duket se traumat nga propaganda dhe narrativi i frikes tridhjetevjeçare kane lene pasojat e veta. Frika eshte emocion i fuqishem qe te mjegullon arsyen.
Disa duket se harrojne se Mali i Zi perbehet prej popujve te ndryshem, secili komunitet feston me flamujt e vet etnik, kjo nuk eshte aspak çudi sado qe ndokujt nuk i pelqen. Qeveria 30 vjeçare abuzoi me pushtetin maksimalisht, kulturalisht i dha monopol kryesisht etnise se vet, ndersa politikisht dhe ekonomikisht vetem rrethit te ngushte. Jo me kot jane milionera…
Mali i Zi eshte shtet multietnik, pa dallim, asnje flamur i popujve qe jeton ne Mal te Zi nuk eshte i huaj – na pelqen apo jo. Te mos behemi me katolike se papa. Mire do ishte te respektohej ai shteteror, por duhet fillua nga respektimi i kushtetues – me te cilin u abuzua keto tre dekadat e fundit. Pa kete te fundit ky shtet nuk mund te jete stabil, madje as shtet.
Prandaj nuk me vjen aspak keq qe ish-krahu i djathte i Millosheviqit qe orkestroi bombardimin e Dubrovnikut dhe “Fluturimin e shqiponjes” humbi pushtetin. Ky regjim jetoi me perçarje dhe frike; ky regjim eshte nder faktoret kryesore qe gjysma e Malesise, Plaves dhe Gucise emigroi ne SHBA. Ky eshte ai regjim qe mbajti peng, ne varferi Komunen e Malesise. Po ashtu, ky eshte ai regjim qe i keqperdori shqiptaret si dekor politik, pa pushtet real; ne ishim rrota e tij rezerve pakusht, madje edhe atehere kur malesoret tane i keqtrajtonte dhe quante “terroriste”.
Ky eshte ai regjim qe per dekada perbuzi dinjitetin tone ne menyra te ndryshme, kete e pame edhe ne zgjedhjet e tashme. E gjitha kjo per te mbeshtete rrugen euroatlantike te Malit te Zi – te cilen si komunitet e kemi mbeshtetur te paret ne Mal te Zi. Si komunitet te gjitha keto i perpime, por pa kurrfare mirenjohjeje apo vleresimi. Bile, na perbuzen; mos harroni se deri vone flamuri shqiptar ishte ilegal! Jane keta qe Dede Gjo Lulit ia ndaluan shtatoren ne Tuz, vendosen kishen ortodokse ne Rumi, Nene Terezen e shpallen “te papershtatshme me parimet sekulare”, votuan kunder shtatores se Skenderbeut ne Tuz, etj. Te mos flas per gjuhen e turpshme ndaj Malesise jo me larg se para 6 marsit…
Sidoqofte, nuk jam entuziast as naiv per kete fitore. Deri me tani dime vetem ato qe kemi degjuar. Te presim e te shohim. Por per frike dhe viktimizim nuk ka nevoje. E perseris, pozita jone si komunitet nuk ka qene asnjehere me e mire qofte ekonomikisht apo politikisht! Pa shqiptaret dhe pakicat tjera ne Mal te Zi nuk ka formim qeverishe, por as integrim ne BE. Prandaj, flini te qete!