Bashkia Malësi e Madhe përkujton 6 prillin 1911


Bashkia Malësi e Madhe ka përkujtuar sot 6 prillin e vitit 1911, kur në Deçiq para 112 vjet u ngrit Flamuri shqiptar.

Drejtues të Bashkisë në krye me Tonin Marinaj kanë vendosur kurora lule dhe në mënyrë simbolike kanë ngritur flamurin tek memoriali i Kryengritjes së Malësisë së 1911.

Të pranishem ishin banore nga zona,

artistë, mësues, nxënës të shkollës “Ded Gjon Luli”- Hot dhe drejtues te institucioneve dhe pushtetit vendor.

Aktiviteti ka vijuar me fjalime të rastit dhe program të larmishem artistik kushtuar kësaj date historike.

/MALESIA.ORG/