Komuna e Tuzit vendos lule te shtatorja e Ded Gjon Lulit


Sot, te shtëpia muze – Ded’ Gjon Luli në Bardhaj të Hotit, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, nënkryetarin, Ivan Ivanaj dhe me përfaqësues të organeve të Komunës së Tuzit, kujtuan 6 prillin e vitit 1911 – Kryengritjen e Malësisë.

Ata, vendosen lule te shtatorja e prijësit legjendar – Ded’ Gjon Luli, në shenjë nderimi dhe respekti për veprën e tij.