Angjella Berishaj fitoi sot vendin e parë në turneun kualifikues në Bukuresht, me çka siguron pjesëmarrjen e saj në Lojërat Evropiane në sportin e Taekwondo-së.
Ajo sot në ndeshjen finale të kategorisë deri në 73 kilogramë e ka fituar në dy raunde ukrainasen Irina Pipot.
Më parë, ajo eliminoi shpejt dhe bindshëm ukrainasen tjetër Polina Kuceriova.
Angjela Berishaj është anëtare e klubit të Taekwondo-së, Besa nga Tuzi, ndërkaq është edhe pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi në këtë sport.
/MALESIA.ORG/