Sot Kuvendi i Komunës së Tuzit zgjodhi nënkryetarin e Komunës së Tuzit dhe trupat punues të Kuvendit.
Në seancën e sotme, nënkryetar i Komunës së Tuzit, u zgjodh Ivan Ivanaj, nga radhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare, përbërse e Forumit Shqiptar.
Për zgjedhjen e Ivanaj, votuan 18 këshilltarë nga radhët e Forumit Shqiptar ( ASH-LDSH-UNSH).
Ndersa, këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe këshilltari i Social Demokratëve (SD), nuk moren pjesë në votim.
Ivan Ivanaj, është kryetar i Këshillit komunal të Malësisë të Lidhjes Demokratike Shqiptare, kurse nga zgjedhjet lokale të vitit 2014, e deri në vitin 2019, ishte këshilltar i kuvendit komunal të Tuzit, nga viti 2019 e deri me tani, ishte nënkryetar i komunës së Tuzit, nga radhët e këtij subjektit politik.
Malesia.Org