Admir Biorac, emërohet u.d. i drejtorit të Komunales



Admir Biorac, u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Ndërmarrjes “Komunale” në Tuz.

Në këtë pozitë ai zëvendësoi Nikollën Camaj, i cili dha dorëheqje për t’u kthyer  këshilltar në Kuvendin Komunal të Tuzit.

“Sot filloj punën në ndërmarrjen Komunale. Ndërmarrja planifikon vendosjen e kontejnerëve nëntokësor në tre lokacione në qendër të Tuzit. Projekti do të realizohet shumë shpejt. Plani është që të sigurohen kontejnerë të rinj për vende të tjera, si dhe makineri të reja. Në plan është edhe rikonstruksioni i ndriçimit publik”, tha Biorac.

Biorac ishte drejtor i ndërmarrjes “Ujësjellësi”.

/MALESIA.ORG/