Lekiq akuzon Abazoviqin: Keni krijuar problem me perkrahjen e Kosovës në KE

 

Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi, zhvilloi sot  seancë dëgjimore me Kryeministrin Dritan Abazoviq lidhur me vendimin që Mali i Zi mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).

Kjo seancë ishte kërkuar nga deputetët e Frontit Demokratik pro-rus (DF), ata të Partisë Popullore Socialiste pro-serbe (SNP) dhe Demokratëve, me sugjerimin e kryetarit të Komisionit, Miodrag Lekiq, të cilët ishin të pakënqur me votën e Malit të Zi.

Kryetari i Këshillit parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodrag Lekiq, e akuzoi Abazoviqin se krijoi problem pa nevojë dhe se Mali i Zi do të duhej të ishte e përmbajtur në lidhje me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Nga Fronti Demokratik e akuzuan Abazoviqin se ky vendim është drejtuar kundër të gjithë serbëve.

Abazoviq tha se Mali i Zi ndjeku politiken e përgjegjshme edhe votoi ashtu si të gjitha shtetet që njohin pavarësinë e Malit të Zi.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi, ne kemi ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente dhe jemi sjellë si të gjitha vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën”, tha kryeministri Dritan Abazoviq.

Kryeministri theksoi se votimi është bërë në Komision, ku nuk kanë qenë të pranishëm anëtarët e Qeverisë.

Ai ka theksuar se në Komision është votuar përkrahja për anëtarësimin e Kosovës, ku nuk kanë qenë të pranishëm anëtarët e Qeverisë, por ambasadorja e Malit të Zi.

/MALESIA.ORG/