Seancë dëgjimore për Abazoviqin për shkak të përkrahjes që iu dha Kosovës në KE

Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi, do të mbajë nesër seancë dëgjimore me Kryeministrin Dritan Abazoviq dhe kreun e Ministrisë së punëve të jashtme, lidhur me vendimin që Mali i Zi të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).

Kujtojmë se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për pranim në atë organizatë ndërkombëtare më 24 prill, për të cilën votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi.

Për këtë kanë reaguar ashpër një pjesë e partive pro-serbe në pushtet, duke pretenduar se janë shkelur procedurat, pasi nuk u diskutua në Qeveri.

/MALESIA.ORG/