Lulgjuraj: Së shpejti hapja e qëndres për të rinjët në Tuz


Drejtori i Drejtorisë për Rininë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, Marting Lulgjuraj, njoftoi se së shpejti do të bëhet hapja e qëndrës për të rinjët në Tuz.

„Klubi/qëndra e të rinjve është një hapësirë e destinuar për të rinjët në të cilën ata fitojnë njohuri, aftësi dhe përvoja që kontribuojnë në zhvillimin e tyre personal, profesional dhe social,“ tha Lulgjuraj.

Ai më tej shtoi se në to kryhen aktivitete të ndryshme që u përgjigjen nevojave dhe interesave të të rinjëve dhe bazohen në parimet dhe metodat e edukimit jo formal.

„Shërbimet rinore janë krijuar me qëllim të realizimit të aktiviteteve rinore dhe punës rinore, sipas Ligjit për Rininë dhe në përputhje me planin dhe programin e punës së shërbimit rinor,“ theksoi Lulgjuraj.

Aktualisht në Mal të Zi ka qëndra/shërbime rinore në 11 komuna: Podgoricë, Danillovgrad, Tivar, Kotor, Mojkovc, Cetinë, Nikshiq, Plavë, Plevle, Shavnik dhe Petnicë.