Bartësi i Listës të Aleancës shqiptare: Në fokus janë çështjet ekonomike, por edhe të drejtat e identitetit


Bartësi i Listës të Aleancës shqiptare Genci Nimanbegu thotë se në fokus të këtij koalicioni janë çështjet ekonomike, por edhe të drejtat e identitetit.

Për portalin e Radiotelevizionit të Malit të Zi ai tha se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë të cilat kanë për qëllim kursin euroatlantik të Malit të Zi, plane dhe qëllime të qarta ekonomike dhe ata të cilët jo më pak të rëndësishme kanë afirmimin dhe avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.