Është hapur zyrtarisht faza e dytë e bulevardit Podgoricë – Tuzi, 2.6 kilometra i gjatë me katër korsi.
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryetarja e Podgoricës Olivera Injac dhe drejtori i Administratës së Trafikut Radomir Vuksanoviq hapën fazën e dytë të bulevardit duke prerë shiritin.
Kryeministri Abazoviq vuri në dukje se bulevardi i ri përfaqëson një lidhje të shpejtë mes Podgoricës, Tuzit dhe kufirit me Shqipërinë.
„Mendoj se është e rëndësishme për qytetarët dhe biznesmenët e kryeqytetit dhe komunës së Tuzit dhe për zhvillimin ekonomik të kësaj pjese që të ketë komunikim të shpejtë falë kësaj rruge,“ tha kryeministri.