Lëvizja “Evropa Tani” fiton më së shumti vota – Forumi Shqiptar fiton dy mandate ndërsa Aleanca Shqiptare një mandat

Sot në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në të cilat garuan 15 lista zgjedhore.

Dalja në zgjedhje ishte shumë e ulët, me vetëm 56.% të pjesmarrjes, tregojnë të dhënat e Qendrës për Tranzicion Demokratik.

Partitë shqiptare në këtë zgjedhje garuan me dy lista, Forumi Shqiptar (Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar) dhe Aleanca Shqiptare (Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lista për Tuz).

Sipas rezultateve preliminare, në bazë të rreth 98% të votave të numëruara, Forumi Shqiptar fitoi dy mandate ndërsa Aleanca Shqiptare një mandat.

Dalja e ulët prej 56.6% e votuesve në nivelin shtetërorët, siç duket ndikoi që shqiptarët të kalojnë pritshmërinë prej 2 mandatesh në 3 mandate.

Lëvizja “Evropa Tani” fitoi më së shumti vota, duke siguruar 24 mandate. Për formimin e shumicës parlamentare duhen 41 mandati.

Rezultati preliminarë:

– Lëvizja “Evropa Tani” me 24 mandate.
– Koalicioni i DPS-së me 21 mandate.
– Koalicioni i partive serbe “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 13 mandate.
– Koalicioni Lëvizja Qytetare URA dhe Demokratët me 11 mandate.
– Partia Boshnjake me 6 mandate.
-SNP – DEMOS me 2 mandate.
– Forumi Shqiptar – Nik Gjeloshaj “BESA për Zhvillim Evropian” me 2 mandate.
– Aleanca Shqiptare – Genci Nimanbegu me 1 mandat.
– Iniciativa Qytetare Kroate me 1 mandat.

/MALESIA.ORG/