Ish futbollisti Fatos Beqiraj do të jetë drejtor sportiv i KF Deçiqi, kanë njftuar nga udhëheqësia e klubit.
Ish futbollisti nga Peja, karierën e kishte filluar te Besa e Pejës, pastaj ka luajtur për Buduqnostin e Podgoricës, Dinamo Zagreb, pastaj ka luajtur edhe në Bjellorusi, Rusi, Izrael, Poloni etj. Në fund të karierës ka luajtur edhe për KF Deçiqi.
Beqiraj ka qenë pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi me rreth 90 ndeshje.
/MALESIA.ORG/
