Për vite të tëra, DPS-ja ishte faktor i rëndësishëm, por mund të thuhet edhe faktor kyç politik në Malësi dhe në Ulqin, por, siç duket edhe kësaj i erdhi fundi.
Në Malësi, rënia e DPS-së u ndije edhe në zgjedhjet e 2020, por u rikonfirmua edhe më shumë në zgjedhjet e 11 qershorit 2023. DPS e vetme, në zgjedhjet parlamentare të 2020, në Komunën e Tuzit kishte fituar 2619 vota, ndërkaq në zgjedhjet e 11 qershorit, DPS së bashku me Socialdemokratët, Liberalët dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve, fitoi 1176 vota.
Kurse në Ulqin, në zgjedhjet parlamentare të 2020, DPS-ja kishte fituar 4001 votë, ndërkaq në zgjedhjet e 11 qershorit DPS së bashku me Socialdemokratët, Liberalët dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve, fitoi 1612 vota.
Ky, siç duket është fundi i dominimit të stërzgjatur të DPS-së së Millo Gjukanoviqit.
/MALESIA.ORG/
