Gazmir Raci: Kthimi i shqiptarëve si faktor i rëndësishëm në vendin e tyre ka një rëndësi të jashtëzakonshme


Analisti politik nga Kosova, Gazmir Raci, e ka përshëndetur rezultatin e partive shqiptare nē zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Ai e theksoi se në të gjitha qeveritë e mëparshme të Millo Gjukanoviqit, shqiptarët ishin përdorur si dekor dhe nuk u jepeshin rëndësi të veçantë.

Raci e vlerësoi rezultatin si “kthim i shqiptarëve si faktor i rëndësishëm.”

Lexoni postimin e plotë:

Zgjedhjet në Mal të Zi kanë përfunduar. Nik Gjeloshaj dhe #ForumiShqiptar kanë arritur të bëhen zëri autentik i shqiptarëve atje. Në Kuvendin e Malit të Zi poashtu kemi shtim të numrit të deputetëve nga listat shqiptare nga 2 në 4 deputetë shqiptarë. Në të gjitha qeveritë e mëparshme të Millo Gjukanoviqit, shqiptarët ishin përdorur si dekor dhe nuk u jepeshin rëndësi të veçantë, duke u kufizuar vetëm në përfaqësimin të pakicave. Por, në dy vitet e fundit, Komuna e Tuzit ka treguar çdo ditë se si politika ndryshon për shqiptarët në Mal të Zi. Kthimi i shqiptarëve si faktor i rëndësishëm në vendin e tyre ka një rëndësi të jashtëzakonshme.