Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024.
Përkundër dominimit nga kuqezinjtë, 45 minutat e para nuk prodhuan gola dhe dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave 0-0.
Ylber Ramadani provoi në minutën e 20-të nga distanca, por goditja e tij u prit nga portieri moldav.
Vetëm një minutë më vonë, ishte Sokol Cikalleshi që gjuajti bukur, por gjuajtja e tij u ndal nga traversa duke qenë i pafat.
Shqipëria ishte më mirë edhe në posedim të topit duke e mbajtur atë 68 për qind, derisa mysafirët patën vetëm 32 për qind posedimin e topit.
Me të filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë arritën të marrin epërsinë me një super gol të shënuar nga Jasir Asani nga distanca.
Por kuqezinjtë nuk u ndalen me kaq dhe vazhduar me paraqitje të mirë.
Goli i qetësisë erdhi në minutën e 76-të të takimit, kur Nedim Bajrami me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës shënoi për 2-0.