Nimanbegu: Kemi nisur negociatat me Spajiq


Partitë e pakicave tashmë kanë nisur negociatat për formimin e qeverisë së re me liderin e Lëvizjes Evropa Tani (PES) Millojko Spajiq, tha bartësi i listës së Aleancës Shqiptare, Genci Nimanbegu në një intervistë për Gradska TV të Podgoricës.

Ai shtoi se plani është që të rinovohet memorandumi i partive të pakicave për negociata të përbashkëta për pjesëmarrje në Qeveri. Lidhur me bashkëpunim të mundshëm me PDS, ai tha se ajo për momentin nuk ka kapacitet të mjaftueshëm koalicioni dhe është një partner i padëshirueshëm për shumë parti të tjera.

Partneri tjetër në Aleancën Shqiptare, kryetari i PD Fatmir Gjeka, për “Dan” tha se presin që qeveria të formihet mes atyre që përkrahin vlerat evropiane, dhe në një kohë sa më të shkurtër, që sipas tij është qëndrim edhe i partnerëve ndëkombëtarë. Ai gjithashtu u shreh i kënaqur edhe me rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare, sidomos në komunën e Ulqinit, ku kanë marrë shumicën e votave.