Forumi shqiptar dhe Iniciativa qytetare kroate nuk i kanë filluar bisedimet me Lëvizjen Evropa tani për formimin e qeverisë së re, ka deklaruar bartësi i listës së Forumit Nik Gjeloshaj.
Ndërkaq, lista tjetër shqiptare, Aleanca shqiptare në krye me Genci Nimanbegun, kanë njoftuar se ata tashmë kanë filluar bisedimet me Lëvizjen Evropa tani për formimin e qeverisë, me çka po
Forumi shqiptar dhe Iniciativa qytetare kroate e kanë harmonizuar veprimin e përbashkët në procesin e formimit të qeverisë së re, por, siç ka thënë Gjeloshaj për gazetën Pobjeda, ata dëshirojnë ta zgjerojnë përfshirjen e partive të pakicave.
Më pastaj, por edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, mund të fillojmë bisedimet me Lëvizjen Evropa Tani. Nuk vrapojmë pas askujt që me çdo kusht të jemi pjesë e pushtetit, pa principe të qarta dhe pa platformë për bisedime, ka thënë Gjeloshaj.
Ai ka theksuar se shpresojnë për një kompromis sa më të gjerë dhe për një shumicë e cila mundëson kompletimin e institucioneve.
Një bashkëpunim i koordinuar i dy listave shqiptare për negociata në formimin e pushtetit të ri, sigurisht se do të forconte pozitën e faktorit shqiptar, por kjo siç duket nuk po ndodhë.
/MALESIA.ORG/