Sot në komunën e Tuzit, në vendvotimin 21 në Drume, u bë përsëritja e votave.
Nga 225 të regjistruar, votuan gjithsei 108 votues.
Forumi shqiptar mori më së shumti vota, me 95 të fituara.
Koalicioni i DPS-së mori 1 votë, Evropa Tani e Millojko Spajiq 5 vota, koalicioni URA- Demokratët 1 votë dhe Koalicioni i partive serbe 6 vota.
“Faleminderit Drumja jonë dhe falenderues jemi për secilën votë për Forumin shqiptar që e faktorizuan Forumin shqiptar si forcë kryesore, lidere dhe autentike politike shqiptare në Mal të Zi.” ka shkruar bartësi i listës Forumi shqiptar, Nik Gjeloshaj.
/MALESIA.ORG/