LDSH mbajti Kuvendin Zgjedhor, kryetar zgjodhi Ivan Ivanajn

Sot në QKI “Malësia”, në Tuz, Lidhja Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin e dytë Zgjedhor, me ç’rast zgjodhi kryesinë e re, me mandat 4 vjeçar.

Përpos anëtarëve të Kryesisë, Kuvendi i kësaj parti zgjodhi edhe kryetarin e ri, z.Ivan Ivanaj.

Ivan Ivanaj, deri me tani ishte kryetar i LDSH-Malësi, ndërsa qe nga viti 2019 është nënkryetar i komunës së Tuzit nga radhët e kësaj partie.

Ndërsa, Kuvendi i kësaj partie, krytar nderi zgjodhi kryetarin e deritanishem, Nikollë Camaj.

Anëtarë të Kryesisë së përgjithshme të LDSH-së janë: Nikollë Camaj, Ivan Ivanaj, Ali Daci, Bujar Hasangjekaj, Ilir Gojçaj, Asdren Çelaj, Besa Nikaj, Violeta Vulaj, Lucë Junçaj, Ahmet Gjonbalaj, Aleksander Memçaj, Mehmet Gjonbalaj, Toni Gjurashaj,Tom Gj. Gjonaj, Shaban Prelvuakaj, Anton Lulgjuraj, Ali Kukaj, Lirim Goçaj, Ilir Camaj, Fatmir Daci,Tomë L. Gjonaj, Besart Balidemaj, Kastriot Lulgjuraj, Gani Kukaj, Gjeto Ulaj, Amar Azhoviq, Albert Camaj.

Mbajtja e këtij kuvendi të LDSH-së, vjen pas zgjedhjeve Parlamentare të 11 qershorit, ku kjo parti regjistroi rezultat të shkelqyeshem, duke fituar një deputet, e që do të përfaqesohet nga deputeti Nikollë Camaj.