Gjeloshaj: Prioritet mbyllja e bastoreve dhe kazinove


Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se në negociatat për formimin e Qeverisë së re, për Forumin Shqiptar dhe për të personalisht, temë e veçantë dhe shumë e rëndësishme do të jetë mbyllja e plotë e bastoreve dhe kazinove.

Mbyllja e bastoreve dhe kazinove është një  këkesë paksa e pazakontë, sidomos kur ajo vjen nga përfaqësues i një pakice kombëtare.

“Siç kam premtuar në fushatën parazgjedhore, përveç decentralizimit dhe përfitimit të pensionit të pleqësirë për të gjithë, do të insistoj edhe në mbylljen e bastoreve dhe kazinove, ndërsa funksionet dhe ndarja e ministrive janë dytësore”, shkruan Gjeloshaj në Facebook.

Ai shtoi gjithashtu se realizimi i programit dhe qeveria “e pastër nga personat që ka abuzuar me postet publike” në periudhën e kaluar janë prioritet.

“Pastaj mund të bisedojmë nga e cila pozitë e përgjegjësisë në Qeveri mund të jepet kontribut. Nuk do të vrapoj pas asnjë funksionit, në çdo aspekt dhe kuptim jam njeri i plotësuar, dhe misioni im në politikë është vetëm zhvillimi përmes realizimit të programit,“, ka thënë ndër të tjera Gjeloshaj.