Kandidati i mundshëm për mandatarin e Qeverisë, Millojko Spajiq, i ka ofruar Koalicionit pro-serb “Për ardhmërinë e Malit të Zi” pozitën e zëvendëskryeministrit të Qeverisë, tri ministri dhe dy pozitat e zëvendëskryetarit të Kuvendit.
Takimi u zhvillua sot në Podgoricë në mes të bartësit të listës Evropa tani, Millojko Spajiq dhe liderëve të koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq
Siç njofton CDM, Mandiq dhe Knezheviq nuk e kanë pranuar ofertën. Ata kërkojnë vendin e kryetarit të Kuvendit dhe dy ministri të rëndësishme.
Partitë të cilat përbëjnë koalicionin “Për ardhmërinë e Malit të Zi” janë të njohura për qëndrime nacionaliste pro-serbe dhe pro-ruse, anti-NATO dhe politikave perëndimore.
Nga Ambasada e ShBA-ve në Podgoricë kanë theksuar se mbështetjen e Shteevet të Bashkuara të Amerikës, për hyrjen në Qeverinë e Malit të Zi do ta kenë vetëm ata që mbështesin ndër të tjera qëndrimin e aleancës së NATO-s ndaj Ukrainës.
/MALESIA.ORG/