Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, deklaroi edhe njëherë se për Malin e Zi, Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk do të ketë vendim tjetër.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, janë çështje të përfunduara”, tha Milatoviq për RTV Sllovenia.
Në prill të këtij viti, partitë pro-ruse malazeze iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës, raporton evropaelire në gjuhën serbe.
Koalicioni i partive pro-serbe e pro-ruse janë në bisedime për pjesëmarrje në qeveri.
Partitë të cilat përbëjnë koalicionin “Për ardhmërinë e Malit të Zi” janë të njohura për qëndrime nacionaliste pro-serbe dhe pro-ruse, kundër pavarësisë së Kosovës, anti-NATO dhe politikave perëndimore.
/MALESIA.ORG/
