Vuksanoviq, nuk sakrifikojë vlerat e popullit kroat për poste ministrore


Kryetari i Iniciativës qytetare kroate Adrijan Vuksanoviq tha se nuk është i gatshëm të sakrifikojë vlerat e popullit kroat për poste ministrore.

Nuk hyjmë në qeveri me ata që organizojnë koncert në Srebrenicë në ditën kur nënat boshnjake varrosnin fëmijët e tyre, tha Vuksanoviq në letrën e hapur me mesazhin se me ndërgjegje të qetë heqin dorë nga pushtete të tilla.

Ai tha se në “media po zhvillohet një fushatë intensive kundër tij për shkak të urimeve që u dërgoi zyrtarëve në Kroaci me rastin e 5 Gusht – Ditës së Fitores dhe Ditës së mbrojtësve kroatë.

Nga Iniciativa Qytetare Kroate kanë deklaruar se nuk do të pranojë të jetë pjesë e Qeverisë së re të Malit të Zi, nëse koalicioni pro-serb e pro-rus “Për të ardhmen e Malit të Zi” do të jetë pjesë e sajë.

 

/MALESIA.ORG/