Ditë më parë, në SHBA, diaspora jonë i dha lamtumiren e fundit një të riu që premtonte shumë, e që humbi jeten tragjikisht.
Është fjala për mjekun e ri Kolë Nikprelaj që mbështolli në të zi familjen dhe mbyti nē lotë të gjithë ata që paten rast ta njohin, apo ta takojnë, por jo vetem ata.
Humbja është tejet e madhe, se humbi jeten e vet një i ri, familja humbi birin e vet, por edhe Malësia e Mergata humbën një njeri që premtonte shumë në fushën e mjekësisë.
Kishte plane që kontributin e vet ta jepte edhe në vendlindjen e të afermeve, në Malësi, por tragjedia ia nderpreu të gjitha ato.
Personalisht më lidhë shumëçka me ketë familje, sepse xhaxhai i tij Lekë Nikprelaj, ishte kumara i babit tim, prandaj dhimbjen e familjes e përjetoj si dhimbje timen.
Familjes dhe të gjithë atyre që e njohen i shpreh ngushëllime, ndërsa Kola pushoft më paqe.
Albert Camaj