Në ndeshjen që u luajt sot në Podgoricë në mes të KF Deçiqi dhe Buduqnostit të Podgoricës, tifozët e këtij klubi, të ashtuquajtur Varvari, fyen dhe shanë shqiptarët në baza kombëtare.
Kjo lloj sjellje skandaloze e tifozëve malazias, fyese dhe fashiste ndaj shqiptarëve, është shënuar edhe në të kaluarën.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, kështu KF Deçiqi u kthye me një pikë të fituar.
/MALESIA.ORG/