Deputeti Camaj dhe Ministri Dukaj, denojnë ofendimet në baza nacionale të tifozëve “varvari”

Deputeti i Forumit Shqiptar, nga radhet e Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj dhe Ministri i Administrates Publike, Marash Dukaj, dënojnë ofendimet në baza nacionale nga ana e tifozeve “Varvari”, në ndeshjen e mbremshme midis Buduqnostit dhe Deçiqit.

Në stadiumin e Buduqnostit, në Podgoricë, sonte na fyen në baza nacionale. Por, situata të ngjashme përjetohen në arenat e sportit gjithandej, prandaj nuk duhet të na befasojnë, e as të na shqetësojnë tepër këto barbarizma të tifozave malazes. Edhe më parë kemi përjetuar situata identike, apo edhe më dramatike! Për mua që isha mes shikuesve, madje nuk është shqtësuese sjellja e “Barbarëve”, por e një pjese të “lozhës”, ku u dëgjuan thirrje të ngjashme. Prandaj Buduqnosti duhet dhe do të paguaj gjobën për sjelljet e tilla të tifozëve të vet”, deklaroi deputeti
Camaj.
Sipas Camaj, ia vlen të veçohet se shtypi malazias e ka dënuar këtë lloj tifozimi.

“Ajo që dua të apostrofoj është loja e mirë e djemve tonë dhe ruejtja e rezultatit (1:1), nën një presion të dukshem, për çka dua t’i përgëzoj”, theksoi Camaj.

Ndërkaq, Ministri Dukaj, theksoi se i dënon ashper thirrjet shoviniste gjatë ndeshjes midis Buduqnostit dhe Deçiqit.

Ai u bëri thirrje subjekteve politike dhe aktorëve shoqërorë që të ndërmarrin veprime konkrete duke theksuar se dhuna në Greqi duhet të jetë një paralajmërim se nga brohoritjet shoviniste deri te dhuna është vetëm një hap.