Forumi shqiptar do të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi


Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, deklaroi bartësi i listës së Forumit Shqiptar Nik Gjeloshaj.

Sipas Gjeloshaj gjatë negociatave, Forumi shqiptar arriti të përmbushë programin e tij sipas të cilit do të kenë decentralizim, bastoret dhe kazinot do të vendosen në sistem krejtësisht ndryshe nga ajo që janë tani deri në mbyllje totale dhe që do të sigurojnë pension të pleqërisë për të gjithë qytetarët.

Njëkohësisht, Forumi shqiptar do të participojë edhe në qeveri, duke marrë përgjegjësinë e zëvendëskryeministrit për investime kapitale dhe ministrit të Administratës Publike.

“Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes publik, për avancimin e programit tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe kombeve, dhe veçanërisht në ngritjën ekonomike të të gjithë qytetarëve”, deklaroi Gjeloshaj.

Forumi Shqiptar, përfaqesohet në Parlamentin e Malit të Zi me dy deputetē.

Aktualisht deputet të Forumit Shqiptar janë Kryetari i ASH-së Nik Gjeloshaj dhe kryetari i nderit të LDSH-së, Nikollë Camaj.

Malesia.org