Ismail Kadare do të marr pjesë në Panairin e Librit në Tuz

Edicioni i IV i Panairit të Librit do të çelë dyert në Tuz prej 12 deri më 15 shtator.

E veçanta e këtij viti në panairin e librit do të jetë prezenca e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

“Të thuash Ismail Kadare i ke thënë të gjitha.
Panairin e IV të librit në komunën tonë e hap pikërisht ai”, thuhet në njoftimin e komunës së Tuzit.

Malesia.org