Konflikti mes Presidentit të Malit të Zi dhe Mandatarit për pjesëmarrjen e forcave proruse në qeverinë e ardhshme


Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se po të ishte ai mandator do ta kishte formuar ndryshe Qeverinë.

Millatoviq tha se koalicioni serb pro-rus “Për të ardhmen e Malit të Zi” duhet të ishte në Qeveri.

Ai në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi tha se herën e fundit që ka folur me mandatorin dhe kolegun partiak nga Lëvizja Evropa Tani  Millojko Spajiq ka qenë gjatë konsultimeve në Cetinë, dhe se është dashur të bisedojnë më shpesh.

Në ditët e fundit po vërehet se ka mospajtime në mesin e deputetëve të Lëvizjes Evropa Tani. Ajo poashtu po vërehet edhe në mes të kryetarit të lëvizjes Millojko Spajiq dhe nënkryetarit Jakov Millatoviq.

/MALESIA.ORG/