Protesta për shkak të mospërfshirjes së koalicionit serb në Qeverinë e ardhshme të MZ



Një grup i qytetarëve kishin njoftuar se sonte do të organizojnë bllokime të disa rrugëve në qytetet e Malit të Zi.

Në grupin e Viber “Mbrojtja e Vullnetit Zgjedhor”, i cili numëron afër 20 mijë anëtarë, njoftohet se arsyeja e protestës është kundërshtimi i formimit të qeverisë me ish-partnerët e DPS-së, gjegjësisht partitë e popujve pakicë.

Gjatë protestës u bllokuan disa rrugë në Podgoricë, në kthesën për tunelin e Sozinës në Tivar, në Portin e Zelenikës në Herceg Novi, dhe në disa qytete të tjera.

Shkaku i protestës është mospërfshirja e bllokut nacionalist serb në Qeverinë e ardhshme të Spajiqit, si dhe përfshirja e partive të popujve që janë pakicë.

 

/MALESIA.ORG/