Abazoviq , zyrtarët e Evropa Tani po shpikin gënjeshtra


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u tha sot gazetarëve se Milojko Spajiq, mandatar dhe kryetari  i Lëvizjes Evropa Tani, po promovon falimentim dhe një “skenar të zi” në ekonomi për popullin e Malit të Zi, e që kjo është një propaganda e zakonshme, theksoi Abazoviq.

Ai gjithashtu është  shprehë se partnerët ndërkombëtarë kërkojnë që Lëvizja Qytetare URA të jetë pjesë e qeverisë së re. Abazoviq shtoi se Lëvizja Evropa Tani ka shpallur falimentimin financiar që  nga muaji qershor.

Te ne çdo gjë është transparente dhe unë me të vërtetë nuk i kuptoj këta njerëz. Unë nuk mund të ndërtoj karriera politike mbi të pavërtetat,” tha Abazoviq.

Kryeministri pretendon se zyrtarët e SHPP-së po shpikin gënjeshtra, e një prej tyre është se punonjësit e Prokurorisë nuk do të marrin pagat.

“Kjo është një propagandë e zakonshme, njerëzit vijnë tek ne dhe thonë se kanë dëgjuar nga PES se sistemi është shembur, unë fillimisht do të doja të kisha një miliard euro në thesar, ne nuk kemi aq shumë, por kemi 109 milionë euro. Sipas PES-it, ne duhet të marrim një miliard euro hua dhe pastaj çfarë të bejmë”, pyet Abazoviq.

Sipas tij, ai “e ka kuptuar se zyrtarët e PES janë frikacakë politikë”.

“Sa herë që duan të takohen, unë jam këtu, Spajiq dhe Krvavac si ekonomistë e unë si politolog. Kjo nuk është më bisedë as për  fëmijët e vegjël”, përfundoi Abazoviq.