Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon

Shqipëria ka marr një barazim të madh ndaj Republikës Çeke me rezultat 1-1, duke vazhduar ëndrrën drejt Euro 2024.

https://twitter.com/FootColic/status/1699878826946265535

Ky barazim i mban kuqezinjtë në vendin e dytë dhe me gjasa të mëdha për të mbajtur pozitat që dërgojnë në Kampionatin Evropian.

Rastin e parë në ndeshjes e kishin çekët, që rrezikuan në minutën e 25-të, por gjuajtja e Tomas Soucek u prit lehtësisht nga Etrit Berisha.

Shqipëria kishte një kundërsulm shumë të mirë, por Jasir Asani mbeti në pozitë jashtë lojë dhe rasti shkoi huq.

Pas tij Nedim Bajrami në minutën e 30-të u rrëzua në zonë, por gjyqtari anglez Taylor nuk sinjalizoi penallti.

Në fundin e pjesës së parë Soucek goditi, por gjuajtja e tij u bllokua nga Ardian Ismajli.

Në kohën shtesë, Sokol Cikalleshi mori një top të mirë në zonë, por ai e pranoi me dorë.

Pas një pjesë të parë pa gola, me të filluar pjesa e dytë çekët shënuan me Vaclav Cerny për 1-0, i cili fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, pastaj pasi u shikua në VAR doli të jetë i rregullt.

Por nuk vonoi shumë dhe kuqezinjtë morën barazimin. Zhvillohej minuta e 66-të, kur Nedim Bajrami mori një top jashtë zonës dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-1.

Cekët kanë mundur të marrin epërsinë në minutën e 74-të, kur Ladislav Krejc gjuajti me kokë, por Etrit Berisha bëri pritje fantastike.

Me anë të një kundërsulmi në minutën e 80-të Shqipëria ka mundur të marr epërsinë, por Mirlin Daku që debutoi nuk pasoi mirë te Arbnor Muja, duke e huqur një rast të mirë.

Një barazim që e mban Shqipërinë në vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se sa Çekia është lider, ndërsa Polonia ka 6 pikë është e treta.