Sot në Dacaj të Rozhajës, u bë hapja e rindërtimit të shkollës së vetme e cila mban mësim në gjuhën shqipe.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pas rindërtimit, morën pjesë Kryeministri i Malit të Zi, Dritam Abazoviq, bashkë me ministrin e Arsimit në Qeverinë e MZ, Miomir Vojinoviq, ministrin e Administrates publike, Marash Dukaj, deputetin shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Nikollë Camaj, kryetarin e Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj, si dhe veprimtarin shqiptar të kësaj treve, njëheri edhe mësimdhënës i kësaj shkolle z. Ali Daci, si dhe stafin edukativo arsimor të kësaj shkolle së bashku më nxënësit e shkollës në fjalë.
Gjatë fjalimit kryeministri Abazoviq, theksoi se sot po hapin një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, “IP ShF Dacaj”, e që ka të bëjnë me shkollën e vetme në Rozhajë. që mban mësim në gjuhën shqipe, duke apostrofuar se kjo është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga një kryeministër.
Punimet për rindërtimin e këtij objekti shkollor kapin vlerën e rreth 250 mijë eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimin 23 nxënës.
Vlen të ceket se financimi i këtij rindërtimi u iniciua nga Forumi Shqjptar.
Malesia.org