Në Malësi, hapet Festivali i filmit kosovar

Më 19 shtator 2023, në Kullën e Vuksan Lekës, shfaqet për herë të parë Festivali i filmit kosovarë, organizuar nga komuna e Tuzit.

Mbrëmë u bë shfaqja e Filmit ,,Zgjoi” i regjisores dhe skenaristes kosovare, Blerta Basholli i cili u fut në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz ,,Oscar”, gjithashtu, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.
Të pranishmit në emër të organizatorit i përshendeti sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale Marina Ujkaj, kurse Festivalin e shpalli të hapur ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka.

Malesia.org