Dr. Martin Bojaj, fitues i Çmimit të parë të Gjelbër të Bankes Qendrore të Malit të Zi

Dr. Martin Bojaj është fitues i çmimit të Bankës Qëndrore të Malit të Zi Green Award për vitin 2023, për veprën më të mirë akademike në fushën e ndikimit të ndryshimeve klimatike në sistemin financiar, e cila është ndarë sot, me rastin e Ditës së Shtetit Ekologjik të Malit të Zi.

Punimi titullohet: “Parashikimi i efekteve makroekonomike të ndryshimeve klimatike në sistemin financiar të Malit të Zi”.

Ndryshimet klimatike paraqesin rreziqe urgjente dhe serioze sistematike dhe sistemike për sektorin financiar me pasoja të rënda për një sërë rezultatesh, duke përfshirë stabilitetin politik, rritjen ekonomike, rritjen e huamarrjes, borxhin publik, papunësinë dhe inflacionin. Megjithatë, mendimi ekonomik, komuniteti akademik, bankat qendrore dhe komuniteti makroprudencial janë të ndarë për sa i përket metodologjive që mundësojnë një analizë të suksesshme të rreziqeve që ndryshimet klimatike sjellin për stabilitetin financiar.

Qëllimi i punimit të veçantë të dr. Bojaj është të adresojë këtë boshllëk.

Kjo është qasja e parë e dedikuar për lidhjen e rrjetit dhe përhapjet dinamike të paqëndrueshmërisë për të matur dhe menaxhuar rrezikun përmes një sërë treguesish të stabilitetit financiar, treguesve të klimës globale, faktorëve kryesorë makroekonomikë, rreziqeve gjeopolitike, çmimeve të energjisë, një tjetër pandemi të madhe, zinxhirit të furnizimit , pabarazisë të ardhurave , rrezikut të borxhit publik dhe stagnimit ekonomik.

Vlen të ceket se Dr. Bojaj është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në makroekonomi.

Malesia.org