Gjeloshaj: Qeveria duhet të reagojë urgjentisht, ta shtyjë Regjistrimin për 30 ditë


Drejtoria e Statistikës ka dërguar Komisionit Komunal të Tuzit thirrjen publike dhe fletëparaqitjen për regjistruesit për Regjistrimin e Popullsisë, dhe njëkohësisht ka caktuar edhe numrin e regjistruesve dhe instruktorëve.

Kam dëshirë që të thekësojë se materiali i dërguar për thirrjen publike është dërguar në gjuhët malazeze, serbe, boshnjake dhe kroate.

Materiali për thirrjen publike nuk është dërguar në gjuhën e vetme zyrtare të mbetur – në gjuhën shqipe!

Mandej, nuk janë dërguar, por as nuk janë publikuar rrethet regjistruese, që janë veçanërisht të rëndësishme, pasi, sipas të dhënave tona, Komuna e Zetes i ka dërguar, dhe Drejtoria e Statistikës i ka pranuar rrethet regjistruese që depëretojnë thellë në Komunën e Tuzit.

Kryeqyteti Podgorica aspak nuk i ka dorëzuar rrethet regjistruese as kufijtë e vendbanimeve, ndërsa Drejtoria e Statistikës i përdorë të dhënat e vitit 2011 për Kryeqytetin, që i takojnë kohës kur Tuzi dhe Zeta ishin pjesë përbërëse e Kryeqytetit.

Me insistimin tonë që rrethet regjistruese të caktohen dhe të pranohen sipas ligjit, që një vendbanim nuk mund të jetë në dy komuna kadastrale, Drejtoria për Statistikë nuk ka reaguar dhe ne këtë mënyrë ka bërë që të jetë e pamundshme që Regjistrimi i Popullsisë në Komunën e Tuzit të zbatohet në përputhje me ligjin.

Komisioni Komunal i Regjistrimit, në krye të të cilit jam unë, nuk mund të zbatojë procedurat e nevojshme për regjistrim në mënyrë të ligjshme.

Thirrjet publike që publikohen në Komunën tonë duhet të jenë edhe në gjuhë shqipe, në emblemën e regjistrimit me shkronja latine dhe cirilike, duhet të jetë edhe shkrimi në gjuhë shqipe, dhe përfundimisht ne duhet të jemi të njoftuar se si janë të përcaktuara rrethet regjistruese për të ditur se ku zbatohet regjistrimi.

Fatkeqësisht, udhëheqësia e Drejtorisë së Statistikës nuk tregon njohuri elementare për ta kryer këtë proces sipas standardeve dhe ligjit, prandaj Qeveria duhet të reagojë urgjentisht, ta shtyjë Regjistrimin për 30 ditë, të ndërrojë udhëheqësinë e Drejtorisë për Statistikë dhe ata t’i zëvendësojë me ekspertë që kanë njohuri të nevojshme dhe që nuk kanë motive shoviniste.

Vetëm paramendoni kur një organ i shtetit e punon emblemën që duket sikur Kisha e Njegoshit për të cilën dikush përpiqet që ta ndërtojë diku një ditë, një gjë që absolutisht nuk më prekë, por Regjistrimi i Popullsisë është për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, dhe çfarë atëherë të pritet nga kokat e tilla; por është e sigurt dhe e qartë që aty ku të jam unë vendimmarrës veprimet dhe idetë e tilla nuk do t’i lejoj, kurse me injorantat shpeshherë është më së lehti t’ia dalësh.

Kërkojmë reagimin urgjent të Qeverisë në mënyrë që të mundësohet që Regjistrimi të zbatohet sipas ligjit dhe pa asnjë diskriminim!

Nik Gjeloshaj,

Kryetar i Komisionit Regjistrues të Komunës së Tuzit