Deçiqi fiton kundër Buduqnostit 2:0


KF Deçiqi ka fituar sot kundër kampionit aktual, Buduqnostit, me rezultat 2:0, dhe me këtë fitore kaloi në vënd të parë në tabelë.

Kjo është fitorja e tretë radhazi e Deçiqit që nga ardhja e trajnerit të ri, Millorad Pekoviq.

Golat i shënuan Bajoviq dhe Bozhoviq në minutën e 10-të dhe 81-të.

Për Buduqnostin kjo është humbja e parë në më shumë se dy muajt e fundit.

Deçiqi ka 20 pikë dhe është në vëndin e parë të kampionatit të ligës së parë të Malit të Zi.

/MALESIA.ORG/