Mbahet Ekzpozita kolektive ,,Karvani Artistik – Artistët për Artistët” dhe ekspozita e Kolonisë artistike ,,Një gotë për Gjeloshin”

Mbahet Ekzpozita kolektive ,,Karvani Artistik – Artistët për Artistët” dhe ekspozita e Kolonisë artistike ,,Një gotë për Gjeloshin”

Më 28.09.2023, në QKI ,,Malësia” në Tuz, u mbajt ekspozita kolektive ,,Karvani Artistik – Artistët për Artistët”, si dhe ekspozita e pikturave të piktorëve të Kolonisë artistike ,,Një gotë për Gjeloshin”.

Kjo ekspozitë e cila mbledh të gjithë shqiptarët e trojeve, filloi si nevojë e socializimit në mes artistëve dhe artëdashësve dhe qellimi kryesor i saj është qëkepozitw gjeneratat e vjetra të jenë urë lidhëse për gjeneratat e reja.

Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm 35 artistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Të pranishmit i përshendeti i iniciatori i këtij Karavani Veton Gusia, ndërsa lidhur me krijimtarinë artistike foli artisti Musë Prelvukaj.

Ndërkaq, ekspozitën e shpalli të hapur Sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj, e gjithë kjo nën moderimin e gazetares Bora Lucaj.

Malesia.Org