Kryetari i Demokratëve, Alleksa Beçiq, ka thënë se nuk është e pranueshme që kryetari i Kuvendit dhe i Qeverisë të zgjidhen me voten e Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Vota vendimtare për zgjedhjen e qeverisë së re nuk mund të vijë nga lista e kryesuar nga DPS-ja dhe kryetari i saj, pavarësisht vendimeve teknike që Mehmet Zenka (UDSh) të mos jetë në klubin e deputetetëve me DPS-në, ka deklaruar Beçiqi.
Nga Forumi Shqiptar dhe UDSh dje njoftuan se kanë formuar klubin e përbashkët.
Në deklaratën e përbashkët ata porositën: “Ata që përjashtojnë UDSh-në nga bashkëpunimi politik, përjashtojnë edhe Forumin Shqiptar”.
Po bëhen gati 4 muaj nga Zgjedhjet Parlamentare në të cilat Evropa Tani e Millojko Spajiqit ka fiuar më së shumti vota, por ende nuk ka sinjale të qarta për formimin e një qeverie stabile.
/MALESIA.ORG/