Qeveri të re të Malit të Zi  nuk ka as në horizont


Qeveri të re të Malit të Zi  nuk ka as në horizont edhe pse nesër bëhen dy muaj që kur lideri i Lëvizjes Evropa Tani  Milojko Spajiq mori mandatin për të formuar kabinetin e tij.

Në një takim të mbajtur të premten në mbrëmje, Klubi Parlamentar i PES autorizoi lidershipin e partisë dhe ekipin negociator të udhëhequr nga Spajiq që të shqyrtojnë opsionet e reja për formimin e qeverisë

Lëvizja e grupit parlamentar pasoi pasi demokratët ndaluan përfundimisht formimin e një qeverie me 41 deputetë duke mos lejuar votën vendimtare të deputetit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, i cili ishte në listën e DPS-së në zgjedhje, por ndërkohë formoi grupin parlamentar me Forumin Shqiptar.

Paraprakisht, demokratët kanë mbështetur Spajiqin për të formuar Qeverinë së bashku me partitë e pakicave.