Millojko Spajiq afër formimit të Qeverisë?

Sipas informacioneve jozyrtare, mandatari Millojko Spajiq është afër formimit të Qeverisës së re të Malit të Zi. Kjo u bë e ditur sot pas takimit që pati me koalicionin pro-rus “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe partitë e pakicave.

Sipas këtyre informacioneve, Qeverinë do ta përbëjnë Evropa tani e Millojko Spajiq, Demokratët e Alleksa Beçiq dhe disa nga partitë e pakicave.

Në krye të Kuvendit të Malit të Zi do të jetë përfaqësuesi i koalicionit pro-rus “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Andrija Mandiq.

Nga ana e Partisë boshnjake ka paralajmërime se kjo parti nuk do të përkrahë Andrija Mandiq në krye të Kuvendit, kështu që ka mundësi se do të kalojnë në opozitë me DPS-në, URA-në dhe SD. Mandiqin nuk e përkrahin as nga partia e kroatëve. Nga po të njëjtat informacione jozyrtare, thuhet se për Forumin Shqiptar dhe UDSh-në, është e pranueshme që në krye të Kuvendit të jetë Mandiq.
Mandiq mban titullin “Vojvoda i çetnikëve”.

/MALESIA.ORG/