Gjeoshaj: Kur të kemi qëndrim për pjesëmarrjen në qeveri do ta informojmë opinionin

Bartësi i listës së Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, tha se kur të kenë një qëndrim përfundimtar për pjesëmarrjen në qeverinë e re, do ta informojnë opinionin publik.

Ai ka thënë se ende janë duke shqyrtuar pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e Spajiqit.

“Analizat dhe konsultimet janë duke u zhvilluar në kuadër të Forumit Shqiptar, kur të kemi një qëndrim përfundimtar do të informojmë publikun në kohën e duhur! Vendime të mira dhe serioze si ky kanë nevojë për pak më shumë kohë.” ka shruar Gjeloshaj.

Ai të premten e kaluar kishte deklaruar se më së largu deri ditën e hënë (sot), do të bihet vendimi.

Duhet theksuar se nga partitë e pakicave kombëtare, vetëm dy koalicionet shqiptare janë në bisedime për pjesëmarrje në Qeveri. Kundër pjesëmarrjes janë deklaruar Partia boshnjake dhe Partia kroate. Si arsye kryesore është propozimi që Kryetar i Kuvendit të jetë Andrija Mandiq, përfaqësues i koalicionit pro-serb dhe pro-rus.

Jashtë bisedime për pjesëmarrje në Qeveri është edhe URA e Dritan Abazoviqit si dhe subjektet të cilat kanë orientim si parti malazeze/qytetare.

Propozimi i fundit i mandatarit Millojko Spajiq, për formimin e Qeverisë, i jep koalicionit pro-serb/pro-rus kryetarin e Kuvendit, por pa pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në qeveri përmes Ministrave. Megjithatë, shumica parlamentare, gjegjësisht Qeveria, do të varej nga koalicioni i Mandiqit.

Të gjitha subjektet politike të cilat do të përbënin këtë shumicë eventuale parlamentare, përveç dy koalicionet shqiptare, janë parti të cilat përkrahen nga Kisha Ortodokse Serbe.

 

 

/MALESIA.ORG/