Aleanca Shqiptare do të jetë pjesë e Qeverisë së MZ

Koalicioni Aleanca Shqiptare, bartës i të cilës ishte Genci Nimanbegu, ka pranuar në parim marrëveshjen politike për formimin e qeverisë së re të MZ, njofton RTMZ.

Ky koalicion përbehet nga Forca, Partia Demokratike, e Fatmir Gjekës, LDnëMZ dhe Lista për Tuz.

Pritet që Aleanca Shqiptare të marrë postin e ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në qeverinë e re, e cila do të drejtohet përsëri nga ministri aktual Fatmir Gjeka.

Malesia.org