Aleanca Shqiptare ka pranuar mbrëmë Marrëveshjen për formimin e Qeverisë, por kundër saj ka qenë bartësi i asaj liste, Genci Nimanbegu.
Sipas informacioneve të portalit RTMZ, një shumicë e madhe në kryesinë e atij koalicioni votuan për pranimin e marrëveshjes, kështu që Nimanbegu mbeti në pakicë.
Burimet e RTMZ nuk kanë mundur të konfirmojnë informacionin se Nimanbegu do të japë dorëheqjen nga posti i deputetit dhe nga postet partiake.
Aleanca shqiptare përbëhet nga Forca e Re Demokratike – Forca, Aleanca Demokratike, Aleanca Demokratike e Malit të Zi dhe grupi qytetar “Lëvizja Tuzi”.
Kujtojmë se organet partiake të Europa Tani, Demokracia e Re Serbe, Mali i Zi Demokratik, Partia Popullore Demokratike, Partia Popullore Socialiste dhe koalicioni i Forumit Shqiptar dhe Aleancës Shqiptare, pranuan marrëveshjen për formimin e qeverisë së re. /TVTeuta/