Gjeloshaj nënkryetar i Qeverisë, Camaj nënkryetar i Kuvendit të MZ, Dukaj dhe Gjeka ministra?

Bartësi i Listës së Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, do të jetë nënkryetar i Qeverisë së 44-të Mali të Zi, për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, shkruan RTMZ.

Nga radhët e partive shqiptare, pozitë në Qeveri do ta ketë edhe Fatmir Gjeka, i cili do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, ndërsa në krye të ministrisë për administratë publike, do të jetë Marash Dukaj.

Siç mëson jo-zyrtarisht portali malesia.org, kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Malit të Zi do të jetë, deputeti i Forumit Shqiptar, nga radhët e LDSH-së, Nikollë Camaj.

Malesia.org