LDnëMZ – Qeveri me orientim pro rusë antishqiptarë dhe antiqyrtetarë


Lidhja demokratike në Mal të Zi e cila në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit ishte pjesë e koalicionit Aleanca Shqiptare doli me kumtesë për opinion se nuk e përkrah pjesëmarrjen e Aleancës shqiptare në Qeverinë e 44.

“Shprehim keqardhjen e indinjatën tonë që partnerët tanë të koalicionit pa u konsultuar dhe në formë të njëanshme pranuan të legjitimojnë një Qeveri me orientim pro rusë antishqiptarë dhe antiqyrtetarë. Praktikat e vendosura më herët zotimet formale për orientim properëndimore i paraprinë formimit të një tjetër qeverie e cila më vonë vazhdon punën në agjendën e vetë proruse, është e pa pranueshme për neve dhe vlerësojmë e dëmshme për shqiptarët në Mal të Zi. Si parti nacionale kemi qenë gjithmonë krahë dhe mbështetës të proceseve shtete ndërtuese e properëndimore por e kemi detyrë që në të njëjtën kohë të mbrojmë identitetin tonë kombëtar e kulturorë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë.”shkruan në kumtesën e LDnëMZ.